Alimehmeti: HMPV nuk dallon nga gripi, s’ka vend për panik. 10-12% e infeksioneve të sipërme të fëmijëve janë nga ky virus (VIDEO)

Alimehmeti: HMPV nuk dallon nga gripi, s’ka vend për panik. 10-12% e infeksioneve të sipërme të fëmijëve janë nga ky virus (VIDEO)

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti tha në studion e MCN Live se nuk ka vend për panik në lidhje me HMPV-në duke qenë se virusi ka qenë aty dhe nuk ka asnjë dallim nga gripi.

Sipas Alimehmetit, 10-12% e infeksioneve të sipërme të fëmijëve janë nga ky virus.

Drupal Ad

Për këtë virus nuk ka vend për panik. Nuk e di për çfarë arsyeje mediat ndërkombëtare e kanë konsideruar virus të ri. Nuk është i ri. Njerëzimi, mjekësia, shëndetësia e ka zbuluar në 2001 në Holandë, e ka izoluar, e ka detajuar, ia ka bërë të ditur se çfarë është botës shkencore. Prej 2001 ne e njohim, kjo s’do të thotë që nuk ka ekzistuar dhe më parë. Në provat që u bënë u pa që dhe 30-40 vjet më parë aty ka qenë.  Aty ka qenë me kohë, por u zbulua në 2001. I ri nuk është se ka çerek shekulli që e njohim. Është në çdo shtet, edhe Shqipëria ka, ka sot, ka pasur vitin e kaluar. 10-12% e infeksioneve të sipërme të fëmijëve janë nga ky virus. Nuk është as i rrallë, as i rrallë, as i ri. Nuk është as ndonjë rrezik i veçantë. E fusim te ajo familja që e quajmë sëmundje të ngjashme me gripin. Sa kohë simptomat i ka njësoj, ecurinë njësoj, riskun e ka njësoj e fusin te familja e madhe që e quajmë grip.

Në asnjë aspekt nuk dallon nga gripi, aty ka qenë gjithmonë, i kemi pas thënë grip. Tani një rast ndër 10 do i themi HMPV.

 

Sipas Alimehmetit grupmoshat më të rrezikuara janë fëmijët dhe të moshuarve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy