Xhaferraj kërkoi interpelancë për fondin e dy rrugëve në Spitallë, Ahmetaj: Mbyllet në fund të vitit

Xhaferraj kërkoi interpelancë për fondin e dy rrugëve në Spitallë, Ahmetaj: Mbyllet në fund të vitit

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka thirrur sot në një interpelancë zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Demokrati i ka kërkuar Ahmetajt se pse nuk kanë nisur punimet në zonën e Spitallë në Durrës, rruga Miqësia dhe Azem Hajdari.

Kërkesa për interpelancë dhe objekti im ka qenë që të zgjidhet problemi dhe duke qenë se zëvendëskryeministri i ka “larë duart” kam dashur që të jetë edhe ministrja e Infrastrukturës. Me vendimin e 30 qershorit të 2021 ka vendosur të përdorë një fond për rindërtimin 4 mld lekë për rikonstruktimin e dy rrugëve në Durrës, që shërbejnë si kryesore, jo vetëm të asaj zone por të gjithë qytetit. Një muaj më pas Këshilli i Ministrave vendosi ta shfuqizonte fondin. Si do të zgjidhet ky problem për ata banorë?.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Arben Ahmetaj e sqaroi se bëhet fjalë për harmonizimin e projektit duke theksuar se procedurat për njërën rrugë janë mbyllur dhe për tjetrën në fund të dhjetorit. 

Në lidhje me shfuqizimin e vendimit të 30 qershorit të vitit 2021 u sqaroj se shfuqizimi i vendimit vjen si rezultat i harmonizimit të vendimeve të qeverisë lidhur me fondin e qeverisë së Emirateve të Bashkuara. Arsyeja është për të futur të dyja rrugët brenda një plani të detyruar vendor më të gjerë, që rrugët të funksionojnë më mirë për qytetarët. Për pak ditë do të lidhet kontrata e zbatimit për rrugën “Miqësia” dhe brenda pak ditësh për rrugën “Azem Hajdari- Gjelbërimi”. 1.8 miliardë lekë për të dyja rrugët. Janë brenda buxhetit, fondit të rindërtimit, janë të financuara, do të bëhen. Njëra ka përfunduar si procedurë, tjetra në fund të dhjetorit.

Por Ferdinand Xhaferraj nuk e la me kaq duke replikuar me ministrin.

Ju falënderoj për etikën e përdorur, përgjigjen që dhatë por me tërmetin çfarë patët? E vetmja vlerë e kësaj interpelance është se po i krijon bindje shqiptarëve që t’ju lëmë të flisni, se vetë demaskoni teknologjinë 3D. Kryeministri juaj thotë se “brenda vitit 2020 të gjithë banorët e fshatit e kanë humbur shtëpinë, ta gëzojnë shtëpinë e re brenda vitit të ri, ndërsa brenda qershorit 2021, ata që kanë humbur shtëpinë në qytete, të jenë në apartamente të reja”. Brenda qershorit thotë kryeministri, kemi mbaruar punë me tërmetin, por në fund të tetorit të 2021, qytetarët e Durrësit kanë nga dy muaj pa marrë bonusin dhe tani thoni se brenda vitit do të trajtoni një mijë të parët.

Në përgjigje nga ana e tij, Ahmetaj u ndal te procesi i rindërtimit, ku tha se 91 shkolla janë me financim nga buxheti i shtetit dhe 69 nga donatorët, 7 të tjera janë në proces financimi për shkak të vlerësimeve të mëvonshme.

91 shkolla janë me financim nga buxheti i shtetit dhe 69 nga donatorët, 7 të tjera janë në proces financimi për shkak të vlerësimeve të mëvonshme. Pasi të hiqet lista prioritare, familjet me ndihmë ekonomike, familjet me nëna kryefamiljare, apo familje me vështirësi fizike, apo dhe familjet e policëve të vrarë, më pas hidhet shorti publik. Nëse kemi 100 familje që marrin në bazë të vlerësimit, apo kurorave, një pjesë e 1+1 janë në katin e parë dhe një pjesë në katet e tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy