Humbja e Orban/ Qori: Asnjë regjim autoritar nuk është i gjithëpushtetshëm

Humbja e Orban/ Qori: Asnjë regjim autoritar nuk është i gjithëpushtetshëm

Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi zhvillimet politike në Hungari, rolin e Viktor Orbanit dhe ndikimin e mbështetjes ndërkombëtare në politikën europiane, duke bërë edhe një paralelizëm me situatën në Shqipëri.

 

Duke analizuar situatën në Hungari, Qori u shpreh se rasti i Orbanit tregon një pushtet që, sipas tij, ka hyrë në fazë konsumimi.

 

Zakonisht në vendin tonë, ku ka një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, nga kanistra dalin qindra ekspertë të fushave të ndryshme. Gjithsesi, me aq sa kam kuptuar nga Hungaria, besoj se është rasti i ezaurimit të një pushteti autoritarist, një pushteti që autoritarizmi ka sjellë edhe korrupsion, ka sjellë edhe skandale të natyrës përtej korruptive, e nga ana tjetër, kjo është shoqëruar edhe me një lloj krize ekonomike.

 

Ai vlerësoi se zhvillimet politike në Hungari lidhen edhe me dobësimin e një modeli qeverisës afatgjatë.

 

Në një kontekst demokratik, që mund të quajmë vendet e Bashkimit Europian, korruptimi që vjen nga pushteti i gjatë, e sidomos nga pushteti absolut, është i pashmangshëm.

 

Duke folur për mbështetjen ndërkombëtare ndaj kryeministrit hungarez Viktor Orban, Qori tha se: “Mbështetja ndërkombëtare që ka pasur Orban… nuk e ka pas vetëm nga Putin dhe Trump, por e ka pasur edhe nga një varg politikanësh të rëndësishëm të djathtës botërore.”

 

Ai përmendi gjithashtu ndërhyrje politike nga zyrtarë të huaj në kontekst zgjedhor, duke theksuar se populli hungarez nuk ka pyetur shumë për Trump.

 

Qori bëri edhe një analogji me Shqipërinë, duke kritikuar ndërhyrjet dhe mbështetjet e figurave të huaja në politikën vendase.

 

Imagjinoni tani sikur të vijë një zyrtar i lartë amerikan këtu në Shqipëri disa ditë para zgjedhjeve dhe të thotë votoni këtë apo atë.

 

Në analizën e tij, ai theksoi se shoqëria hungareze ka treguar rezistencë ndaj presionit politik dhe institucional.

 

Populli hungarez dhe shoqëria hungareze na kanë dhënë një leksion të mirë në kuptimin e sfidimit të autoritarizmit.

 

Ai shtoi se edhe në kushte të pushtetit të gjatë, shoqëria mbetet faktor vendimtar.

 

Mund të kesh mekanizmat, mund të kesh televizionet, mund të kesh paratë, mund të kesh oligarkët… por prapë shoqëria është shumë herë më e fortë.

 

Në përfundim, Qori theksoi se rasti i Hungarisë nuk duhet parë si model i drejtpërdrejtë për Shqipërinë, por si një shembull reflektimi.

 

Sigurisht, kjo nuk do të thotë që, meqë ndodhi në Hungari, automatikisht do të ndodhë në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy