Pas ankesave të banorëve, nga korriku s’ka më apartamente me qira në Palma de Mallorca

Pas ankesave të banorëve, nga korriku s’ka më apartamente me qira në Palma de Mallorca

Qyteti turistik i Palmës në ishullin spanjoll të Majorkës do të ndalojë pronarët e apartamenteve t’i japin ato me qira për udhëtarët, duke u bërë i pari vend në Spanjë që ndërmerr një masë të tillë.

Kufizimet vijnë si pasojë e ankesave të banorëve për rritjet e qirave për shkak të pushimeve afatshkurtra të udhëtarëve, që i prenotojnë ato përmes faqeve të internetit apo aplikacioneve të ndryshme.

Por kryebashkiaku i Palmës thotë se kufizimi, që pritet të hyjë në fuqi gjatë korrikut, do të jetë model për qytetet që vuajnë nga numri i lartë i turistëve. Por sipas BBC, shoqatat e biznesit ankohen se shumë familje do të preken financiarisht nga kjo.

Gjithsesi, ende nuk është sqaruar nëse ndalimi do të kufizohet vetëm për apartamentet private të reklamuara nga pronarët në aplikacione apo faqe të ndryshme. Shtëpitë dhe vendet e posaçme të akomodimit, siç janë të ashtuquajturat “chalet” (shtëpi druri) do të mbeten jashtë këtij kufizimi për sa kohë që nuk ndodhen brenda zonave të mbrojtura, pranë aeroporteve apo në zonat industriale.

Rezultate imazhesh për Spain's Palma to ban holiday rentals

Palma, si edhe shumë qytete të tjera anembanë botës, ka përjetuar një rritje tejet të lartë të vizitorëve, veçanërisht përmes qiradhënies së ofruar në faqe interneti apo aplikacione.

Zyrtarët e koalicionit qeverisës të krahut të majtë përmendën një studim që sugjeron që numri i apartamenteve jo të licencuara në ofertë për turistët të rritet me 50% midis 2015 dhe 2017.

Sipas gazetës Spanjolle El Pais, vetëm 645 nga 11,000 shtëpi pushimi që u ofrohen turistëve në Palma kanë licencën e nevojshme për ta bërë këtë.

Në vend, ka pakënaqësi ndaj turizmit që nxit çmimet - qiratë që thuhet se janë rritur 40% që nga viti 2013, por gjithashtu edhe për kushtet e përkeqësuara në lagjet e njohura për shkak të zhurmës dhe sjelljes së keqe.

Spanish street musicians perform along the Ballermann stretch on 27 July 2017 in Palma de Mallorca, Spain

Joan Forteza, president i shoqatave të lagjeve në Palma-s, mirëpriti njoftimin, i cili pasoi me një peticion me më shumë se 6,000 nënshkrime, raporton gazeta Diario de Mallorca (në spanjisht).

Por Pimeco, një organizatë lokale që përfaqëson biznese të vogla, tha se qiraja e pushimeve kishte "rritur konsumin" dhe ishte një "burim i rëndësishëm i të ardhurave" për shumë pronarë.

Shoqata e pushimeve Rentals, Habtur, tha se jo vetëm pronarët do të preken, por edhe restorante dhe dyqane, duke paralajmëruar se vendet e punës mund të shkurtohen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy