Përplasja Boçi-Luca, Rama: Do kishin vënë kujën nëse grushtuesi do ishte njeri nga ne

Përplasja Boçi-Luca, Rama: Do kishin vënë kujën nëse grushtuesi do ishte njeri nga ne

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Elbasan, aty ku do prezantojë 9 kandidatët për deputet të zonës. Gjatë fjalës së tij, Rama foli për përplasjen mes kandidatit për deputet të PD, Luçiano Boçi, dhe biznesmenit Gjergj Luca. Ai u shpreh se nëse “gurshtuesi i sipërmarrësit të madh do të kishte qenë cilido nga ne, ata do të kishin vënë kujën”.

Ky skuthëllëk është tipar i politikës së tyre, ne do të respektojmë rregullat. Do të gjejmë mënyra për të angazhuar njerëzit, por nuk do biem pre e tufologjisë që në vitin 2021 në mes të një pandemie kur shohim se cfarë po ndodh, Shqipëria të kishte si alternativë zgjedhjeje një opozitë që të ishte kaq e papërgjeshme, e boratizuar, kjo do dukej e pamundur.

Nuk ka ndryshuar natyra vulgare e politikës së vjetër që mëshirohet sot në koalicionin e ri. E pamë në Elbasan dhe ju ftoj ta imagjinoni sikur grushtuesi i një sipërmarrësi, i një punëkrijuesi, si Gjergj Luca të kishte qenë cilido prej nesh, prej djemve burrave, sikur grushtuesi, grabitësi i telefonit të rij, dhunuesi i tij të ishte Taulant, Florenci, cilidoqoftë, çfarë do kishin bërë. Sa e-mail, telefonata do kishin derdhur në Europë, do na kishin vënë kujën, por ne e kemi të qartë që njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara. Ata e kanë të qartë se nuk kanë mundësi të kenë një shans tjetër”, u shpreh Rama.

Kryeministri gjatë fjalës së tij ndërsa u ndal tek lideri i Partisë Demokratike tha se përdoret nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.

I kanë humbur shanset për ta drejtuar këtë vend, ndërsa sot janë të gjithë bashkë ndërkohë që në zgjedhje futen medemek veç e veç.  Demokratëve ju thuhet votoni PD, por për çfarë për të marrë Monika Kryemadhin, apo të tjerët që nuk kanë çfarë t’i ofrojnë shqiptarëve. I kanë pasur të gjitha shanset që t’i tregojnë shqiptarëve se çfarë janë në gjendje të bëjnë.

Ne këtu nuk vijmë duke rrahur gjoksin për të thënë se çfarë kemi bërë, por për t’ju thënë se jemi në përpjekje për të bërë më të mirën, duke reflektuar në skuadrat tona atë që është kërkesa bazë e shoqërisë. Një pasqyrë ku gratë dhe vajzat janë një forcë e madhe jo sepse e kërkon ligji…Çfarë ofrojnë ata për Shqipërinë, një koalicion ku Iliri dhe Saliu vënë në thundrën e tyre drejtësinë, një koalicion ku Saliu, Ilir dhe Monika… “sepse Luli është një kukull për t’i dhënë buzëqeshje pamjes”, i bëjnë karshillëk dynjasë”, tha kryeministri.

Gjithashtu ai deklaroi se taksa e sheshtë është për të rikthyer një barrë të padrejtë taksimi mbi mësuesit, infermierët, policët e këtij shteti.

Ne kemi një plan veprimi mbi bazën e të cilit kemi parashikuar hapat që do të hedhim vit pas viti. Ne nuk propozojmë pulla mbi xham, ne do të heqim përfundimisht inspektorët, gjithçka do të digjitalizohet. Ne pagën minimale e çuam 300 mijë lekë e dimë që kjo nuk mjafton…Çfarë propozuan ata…Nuk kanë mësuar dhe nuk kanë reflektuar mbi asgjë sepse kanë qenë rrugëve gjatë gjithë kohës duke djegur mandate, duke kërcënuar me hedhje në erë të kutive të votimit…Agron Duka ka firmosur për të qenë përsëri Ministër i Bujqësisë, kthehet në një sektor ku tani është në një tjetër nivel…Mediu kërkon të rikthehet në qeveri…o karrigen o s’ka…Shpëtim Idrizi me Vangjel Dulen duan të kthehen në qeveri…Edhe Nard Ndoka që në fund të fundit e meriton më shumë se të gjithë se na bën të qeshim…”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy