Pano Soko nga Nisma Thurje në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me votën e diasporës për të cilën u shpreh se mungon vullneti politik për ta mundësuar sepse Rama nuk e do këtë votë të emigrantëve.
Ai tha se PS dhe PD u intereson që të mbajnë listat e mbyllura dhe shqetësuese mbetet ndërhyrja në kodin zgjedhor.
Sipas tij PD dhe PS po planifikojnë këtë ndërhyrje në kodin zgjedhor, sepse PD është e interesuar për listat e mbyllura, ndërsa PS të prishë procesin e votës së diasporës.
Nuk kanë vullnet politik, ata u përpoqën të mbyllnin në letër detyrimin e gjykatës kushtetuese për të mundësuar juridikisht votën e diasporës por ata e kanë parë se impakti, Rama ndjeu një shije të votës së diasporës sepse ata që marrin pjesë në takimin e Ramës janë pjesë e mekanizmit që ka në mes lidhjet partiake të partisë, por votën e lirë të diasporës Rama nuk e do.
E gjitha është në justifikim, detaji janë dy kompani që se marrin përsipër pjesën e operimit postar për votën e diasporës dhe fakti që thonë s’kanë kohë të lind pyetja për çfarë nuk kanë kohë. Pra problemi është se këtu ka presion që të mos e marrin përsipër se nuk është se kompanitë nuk duan të marrin lekë dhe në këtë rast operatorëve u bëhet presion që ajo të dështojë.
Më tej ai shtoi se ndërhyrjet në kod janë ato që sheh me shumë shqetësim, pasi sipas tij këta nuk e duan fare votën e emigrantëve dhe kompania po e refuzoj nuk është se bënë ndonjë krim.
Ndërhyrja e tanishme në kodin zgjedhor është shqetësuese sepse nuk besoj se do ndërhyhet vetëm për afatet kohore, shqetësimi i partive politike sot është padia për listat e mbyllura dhe ata po përpiqen të zhvlerësojnë nenin dhe duke qenë se ata do e rrezojnë vetë del nul.
Pra ai ndryshon diçka jo thelbësore te neni dhe ajo që del në gjykatën kushtetuese del nul, bie objekti dhe shqetësimi që ata kanë është si të mbajnë listat e mbyllura sepse votën e diasporës Rama nuk e do.
Nëse vota diasporës do ishte në interes të palëve procesi do ecte si orë zviceriane, por nuk e duan, këtu çdo gjë e lëviz interesi politik. Por PD dhe PS po planifikojnë një ndërhyrje në kod, sepse PD është e interesuar për listat e mbyllura ndërsa PS të prishë procesin e votës së diasporës.



