Katër kulla në Himarë/ Xama: Do t’i ndërtojë kompania e një 23-vjeçareje!

Katër kulla në Himarë/ Xama: Do t’i ndërtojë kompania e një 23-vjeçareje!

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se në zonën e Potamit, në Himarë, parashikohet ndërtimi i katër kullave nga kompania në pronësi të një 23-vjeçareje, Gabriela Dino.

 

Sipas saj, projekti parashikon ndërtesa me 16 kate mbi tokë dhe katër kate nëntokë, çka, sipas gazetares, ngre shqetësime edhe në raport me modelin e zhvillimit të zonës.

 

Katër kulla me 16 katë mbi tokë dhe katër kate nën tokë. Kjo ka një problem edhe nga ana estetike, stonon, me tendencën e zhvillimit që ka Himara. Ka një kontradiktë të madhe.

Ka një debat se kush po financon ndërtimin. Ka një debat por meqenëse barrën për të mbrojtur që ndërtimi nuk është skenë krimi, e ka marrë kryeministri, ai ka edhe agjencitë shtetërore që kanë të dhënat, kadastra, zyrat noteriale, që raportojnë çdo transaksion. 

Për sa kohë volume i ndërtimit nxjerr 8-12 mijë apartamente, vetëm për Tiranën, nuk bëjmë dot statistika me 5 raste.

Kompania El Dino, Gabiriela Dino, është një 23 vjeçare. Kjo kompani është edhe bashkë aksionere në një projekt për të ndërtuar kulla te diga e liqenit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy