Ujana Musabelliu zgjon me melodi mysafirët në Malin e Tomorit: E kam pasion pianon, ushtrohem vetëm një orë në ditë

Ujana Musabelliu zgjon me melodi mysafirët në Malin e Tomorit: E kam pasion pianon, ushtrohem vetëm një orë në ditë

Ujana Musabelliu vogëlushja 10 vjeçare e ftuar në “Zgjohu me MCN” ka treguar se si ajo zgjon me melodi pianoje turistët e bujtinës në Malin e Tomorit.

Ujana shprehet se ka vetëm një vit që merr pjesë në mësime pianoje, por që e ka shumë pasion atë dhe se ndjehet mjaft e lumtur që turistët e pëlqejnë muzikën e luajtur prej saj në piano.

Ndjehem pak më ndryshe. Jam shumë e lumtur që të gjithë turistët që vijnë në bujtinë e pëlqejnë muzikën time dhe jam e lumtur për këtë. Kam pak më shumë se një vit që luaj në piano. Pamja dhe qetësia që është në malin e Tomorit ndikon shumë.

Ka ndodhur disa herë që kërkojnë të muzikë në piano dhe habiten kur shfaqem unë 10 vjeç. Kledian Qafoku kompozitor shoku i babit pasi më testoi bashkë me bashkëshorten e tij pianiste më sugjeruan që duhet të nisja mësimet në piano. Çdo fundjavë ndodhem në Ujanik në malin e Tomorit dhe luaj në piano për turistët.

Edhe emri im ka ardhur po nga ai vend pasi mami dhe babi kur njohën në Ujanik vendosën që nëse do lindnin një vajzë do e quanin Ujana dhe kështu ndodhi. Kam bërë dy koncerte për piano në Liceun Artistik dhe kam marrë dhe diploma. Shkoj vetëm një herë në javë në kurs piano dhe ushtrohem 1 orë në ditë por e kam shumë pasion.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy