254 njerëz kanë humbur jetën dhe të paktën 190 të tjerë kanë mbetur të plagosur , pas reshjeve të dendura të shiut në qytetin MoCoâ, Kolumbi ku për pasojë është rritur niveli i ujit në lumin Mocoa dhe tri degëve të tij duke përmbytur kështu qytetin në jug perëndim të vendit ndërsa bano0rët janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Përmbytjet kanë ndodhur në orët e para të së shtunës kur pothuajse shumica e njerëzve ishin në gju7më. Ndërkaq shumë njerëz janë raportuar të zhdukur, dhe punëtorët e emergjencave janë duke vazhduar kërkimin për gjetjen e të mbijetuarve.



