Gurma: Saranda, e gatshme për sezonin turistik me pesë plazhe publike (VIDEO)

Gurma: Saranda, e gatshme për sezonin turistik me pesë plazhe publike (VIDEO)

Sezoni turistik në Sarandë, hiq disa pengesa të vogla, për kryebashkiakun Ardian Gurma, ka nisur mbarë.

Përmes Skype, për edicionin e lajmeve në MCN TV, Gurma thotë se pushuesit në numër të madh të kësaj fundjave në Sarandë, janë treguesi më i qartë se sezoni turistik po ecën mirë dhe se imazhin e këtij qyteti turistik nuk e kanë ulur për të keq, disa incidente të vogla.

“Unë do të thoja që imazhi i Sarandës është gjithmonë pozitiv, patjetër që disa incidente kanë ndikuar negativisht, por referuar situatës, ardhjet e kësaj fundjave në krahasim më fundjavat e tjera, kanë qenë shumë herë më të mëdha, dhe nuk besoj se kanë ndikuar në të keq”.

Kryebashkiaku Gurma thotë se Saranda operon me pesë plazhe publike, katër në qytet, e një në qytezën e Ksamilit dhe se krahasuar me bashkitë e tjera, janë aplikuar plazhet publike pa pagesë shtesë për pushuesit.  

“Do doja një saktësim, nuk është vetëm një plazh publik por janë pesë sosh, katër në qytetin e Sarandës dhe një në qytezën e Ksamilit, kësisoj mbi 20 përqind e të gjthë vijës bregdetare është publike, dhe do ta shtojmë vijën e plazheve publike. Janë plazhe brenda vijes bregdetare në qytet, zona nga plazhi i qytetit e deri te hotel Butrinti. Këtë vit, krahas edhe vitit të kaluar, kemi aplikuar plazhet publike brenda vijës bregdetare pa pagesë shtesë për pushuesit” .

Referuar përllogaritjeve të të ardhurave të fituara, të cilat Bashkia Sarandë pretendon t'i mbledhë gjatë sezonit turistik, kryebashkiaku Ardian Gurma thotë së krahuar se vitin turistik 2019, aktualisht priten të ardhura deri nga 56- 60 milionë lekë të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy