Burimi i ujësjellësit ishte i helmuar, banorët e një qyteti në Miçigan dëmshpërblehen me 600 milionë dollarë

Burimi i ujësjellësit ishte i helmuar, banorët e një qyteti në Miçigan dëmshpërblehen me 600 milionë dollarë

Banorët e qytetit Flinti në Miçigan, prej vitit 2015 nuk kanë guximin për të pirë ose gatuar me ujin e çezmës. Shumë prej tyre, madje, hezitojnë edhe të lahen me të.

Por ndërkohë që problemi i tyre madhor do të zgjidhet së shpejti me transferimin e ujësjellësit në një burim të pastër, secili prej tyre do të ketë të drejtë për një dëmshpërblim domethënës, nga më të mëdhenjtë e historisë së Shteteve të Bashkuara.

Historia filloi në vitin 2014, kur autoritetet e ujësjellësit transferuan burimin e qytetit nga liqeni Huron te lumi Flint.

Një vit më vonë, mjekët vendas ngritën alarmin mbi nivelin e lartë të plumbit në gjakun e fëmijëve në Flint, dhe shkaku kryesor u identifikua pikërisht te uji.

Sipas hulumtimeve të mëtejshme, pikërisht një punim jo konform standardit të sigurisë kishte lejuar që terreni i pasur me plumb të kalonte përmes tubacioneve të ndryshkura, duke përfunduar në rrjet bashkë edhe me elemente të tjera të rrezikshme. 

Pasojat në disa raste ishin dramatike, ku një vatër e asaj që quhet “sëmundja e legjionarëve” (Legionellosis) shpërtheu përreth qytetit, duke shkaktuar disa të vdekur dhe dhjetëra shtrime në spital.

Pas më shumë se një viti beteje gjyqësore, tashmë Gjykata e Miçiganit i ka dhënë të drejtën e dëmshpërblimit banorëve të qytetit, që sipas dëmtimit shëndetësor që kanë marrë do të ndajnë rreth 600 milionë dollarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy