Sulmet kibernetike, Meksi: Nuk mund të parandalosh ekzistencën e një armiku, por duhet të ruash gardhin dixhital 24 orë (VIDEO)

Sulmet kibernetike, Meksi: Nuk mund të parandalosh ekzistencën e një armiku, por duhet të ruash gardhin dixhital 24 orë (VIDEO)

Drejtori i përgjithshëm i MCN TV dhe eksperti i IT-së, Endri Meksi sqaron se ligji 'Për sigurinë kibernetike' ekziston, Policia e Shtetit ka laborator për kibernetikë dhe pretendojnë se kanë mbi 10 vjet që stërvitin njerëz në FBI, por se duhet forcuar pasi po vjen një fazë e zhvillimeve botërore edhe prej luftës në Ukrainë që nuk duket të ketë paqe dhe dashuri dhe këto sulme mendohet do të jenë të shpeshta, pavarësisht nëse kanë nisur nga Manza ose jo.

Duke folur për MCN Live, lidhur me kërkesën e Prokurorisë Tiranë për sekuestron e tre faqeve online në tre shtete të ndryshme, Meksi deklaroi se faza e parë e çdo sulmi është faza ku merret informacion mbi kundërshtarin dhe se askush nuk e përjashton që të ketë patur informatorë nga brenda që mund të jenë hakera apo njerëz që japin informacion.

Si merret informacion për AKSHI-n? Janë struktura që nuk i dini ju gazetarët dhe i kanë pasur ca hakera në Iran që nuk kanë shkelur kurrë akses në Shqipëri?

Sistemet e kamerave duhet të jenë të mbyllura që nuk ka akses asnjë palë nga jashtë, ose dikush nga përgjegjësit informatik, shefi i sistemit ka hapur aksesin që ia ka kërkuar drejtori dhe aksesi është lënë i hapur më vonë.

Diçka mund të jetë sistemet informatike ku AKSHI ka hedhur një farë ideje si mund të ketë ndodhur dhe Microsoft gjithashtu. 

Tjetër është sistemi i kamerave, nuk ka asnjë arsye që të dy sistemet informatike të jenë lidhur bashkë, apo të kenë një lloj ndërfaqësimi. Diçka gabim ka ndodhur mund të ketë pasur dhe një dorë.

Hetimi nëse do të bëhej duhet të përfshinte gjithë elementë.

Nëse është dikush që ndihmon nuk është gabim më. Nëse diçka ka ndodhur apo dinë më shumë se ne që po bëjnë këto hapa, kush e përjashton që strukturat kriminale të paguajnë persona të bëjnë dëme.

Hetimi duhet të ishte edhe i gjithë personave kyç të sistemeve.

Nuk dimë deri sot që Prokuroria Tiranë të ketë thirrur askënd. Nuk mund të paragjykosh apo parandalosh ekzistencën e një armiku, problemi është sa mirë je përgatitur ti për të kundërvepruar ndaj këtij sulmi.

Ne mundësi për të sulmuar Iranin nuk kemi, ata në Manzë po, se e kanë bërë.

Për sa kohë që strukturat e rrjeteve të brendshme të AKSHI-t nuk dihet në publik, unë nuk kam si të them si është bërë sulmi.

Një prej kolegëve tanë ka hedhur idenë se një dëm i madh ndoshta dhe për të ardhmen do të ishte manipulimi i të dhënave, nëse një data bazë ka mbi 1 milion e 754 mijë rekorde, se kështu do chekohet dhe 17 rekorde janë prekur duke ndërruar një të dhënë, atëherë është më e tmerrshme situata.

Në ish-Tema TV, kemi pasur një kronikë për ndërhyrje në sistemin e gjendjes civile, se ishin kthyer të dhënat gjashtë muaj më parë.

Diçka i ka ndodhur, kishte qytetarë që shkonin të merrnin të ekstraktin e gjendjes civile dhe dilnin me vendbanimin e vjetër.

Një pjesë e popullsisë është acaruar nga rrjedhja e të dhënave. Rrjedhje të dhënat do të ketë, në formë të vazhdueshme nuk ekzistojnë sisteme 100% të pathyeshme.

Sipas tij, mbrojtja e sistemit informatik është punë grupi, konstante dhe kërkon vlerësim konstant të stafit të përfshirë.

Në këtë drejtim shtoi se duke qenë se struktura e stafeve është private dhe shtetërore, nuk dimë nëse ndonjë nga punonjësit shtetëror apo privatë janë thirrur në Prokurori.

Lidhur me bankat Meksi tha se janë rrjet privat dhe nuk kanë lidhje me e-Albania, por nuk përjashtoi se mund të sulmohet çdo kompani private shqiptare që disponon struktura të ndryshme të dhënash që mund të jetë e sulmueshme dhe askush nuk e ndalon.

Gjetën një akses disi aty ku janë futur dhe atë akses e shfrytëzuan maksimalisht për të bërë rolin totalisht ideologjik-politik të zhurmës.

Kur më the bankat mu kujtuan akuzat e opozitës lidhur me një bisedë të Kryeministri Rama dhe më vonë nga zv.Kryeministrin Ahmetaj për integrimin e bankave, nuk ishte siç e thonë.

E-Albania, nuk do merrte kurrë të dhënat e bankave po deklarata e Kryeministrit nuk kishte të bënte me faktin se e-Albania do të merrte të dhënat e bankave, por kishte të bënte me direktivën e dytë të pagesave të BE, që do të realizonte përdorim më të gjerë të e-Albaania, për të drejtat dhe shërbimet e qytetarit në mënyrë që pagesat të bëhen në mënyrë më pak të kushtueshme se sa mund të bëhen me kartën e kreditit.

Do kishte ndërfaqësim, por me sa po shohim edhe këto mbajnë rrisqet e veta. Se të dhënat e të tërë sistemeve që tashmë janë trafikuar në Telegram, nuk janë në një server por në disa sisteme të ndërfaqësuara.

 Shqipëria nënshkroi kontratë në janar 2022 me grupin Jones Gropup International, marrëveshja u ratifikua në Kuvend në muajin maj. Sipas ligjit brenda tre muajve palët do të kalonin në kontratë finale.

Nuk dihet nëse ka pasur nënshkrim të kontratës fundore mes Jones Grup International me AKSHI, për të parë çfarë do merrte përsipër ky grup ndërkombëtar që drejtohet një njeri i NATO-s.

Nga ana tjetër Qeveria ka deklaruar pas sulmit se kanë marrë ndihmë nga Microsoft, dhe me raportin që dha ka pasur një rol. Se kur është përfshirë dhe kanë ardhur në Tiranë, a kanë çuar 7 apo 15 veta, a kanë pasur akses teknik, këtë nuk e dimë. Nuk kemi raport.

Erdhi në Tiranë, një zotëri i Microsoft që ishte i dyshimtë, që ngatërroi së paku përkthyesi, emrin e përgjegjëses së Microsoft për sigurinë dhe njëkohësisht ka një profil në Linkendin me 1 followers.

Zakonisht në tregun informatik, personat teknik kanë me qindra followers se bashkëpunojnë. Kjo ishte e dyshimtë.  Po Microsoft ka dalë me informacion zyrtar, dhe i është vënë kapaku.

Është thënë se është ndihmë nga FBI. Mendoj se diçka serioze ka ndodhur aty, janë apo jo iranianët mbetet për t’u parë, por në të ardhmen ka punë për tu bërë.  

Këta që janë, janë! Do t'i importojmë nga Bangladeshi dhe IT-të? Duhet bërë punë më e mirë, puna bëhet në grup nga lart poshtë.

Nuk zgjidhet problemi duke përfshirë elementë të veçantë, por ti duhet të ruash gardhin dixhital çdo ditë, 24 orë, me njerëz që do rrinë me tre turne për të mbikëqyrur strukturat.

Ka nevojë për punë në grup, nuk është çështje e një tek personi. Mund të ndihmojë në një moment të veçantë me një ide të veçantë apo kontribut por nuk e zgjidh një person.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy