Tryeza e festës, Ndoni: Bëni kujdes me ëmbëlsirat dhe alkoolin, bashkë dëmtojnë mëlçinë

Tryeza e festës, Ndoni: Bëni kujdes me ëmbëlsirat dhe alkoolin, bashkë dëmtojnë mëlçinë

<p>Nikola Ndoni, këshillues holistik, foli në studion e MCN Tv në lidhje me ushqyerjen e shëndetshme gjatë festave të fundvitit. Ndoni tha se duhet bërë kujdes me ëmbëlsirat, por sidomos duhet shmangur kombinimi i tyre me alkoolin.</p> <blockquote> <p><em>Ne abuzojmë me mënyrën tonë të të ushqyerit. Duhet të bëjmë kujdes. Duhet ta festojmë megjithatë, sepse nuk e kemi përditë natën e festës. Me ëmbëlsirat nuk duhet të abuzojmë. Ato krijojnë varësi. Janë si droga. Duhet të mos na drejtojnë receptorët e shijes që janë në majë të gjuhës. Një gotë alkool do ta pimë patjetër. Ëmbëlsirat mund t’i bëjmë edhe me një sheqer që nuk është i dëmshëm për organizmin. Ëmbëlsirën ta hamë pas mishrave, që të minimizojmë cunamin e sheqerit. Bakllavaja ka sheqerin dhe yndyrnat. Mund të hamë një copë për të celebruar festën. Kemi dhe panetonen. Ajo ka aditivë dhe nuk është e shëndetshme. Më mirë të mbetemi te një ëmbëlsirë, jo disa. Mund të shmangim frutat, ose ta zëvendësojmë ëmbëlsirën me fruta. Nëse marrim ëmbëlsirën dhe alkoolin, mëlçia vuan dyfish. </em></p> </blockquote> <p><img alt="Fibank" src="https://www.mcntv.al/sites/default/files/fibank8.gif">Ndoni shtoi se duhet bërë kujdes në përzgjedhjen e alkoolit. Ai tha se duhen evituar ato pije alkoolike që kanë sheqer të shtuar.</p> <blockquote> <p><em>Alkooli dhe sheqeri i shtuar dëmtojnë mëlçinë. Edhe pse ka një aftësi të jashtëzakonshme rikuperuese, duhet të kujdesemi. Duhet të përdorim autofaginë, me fjalë të tjera fasting. Pra, të hamë brenda 8 orësh dhe ta lëmë të qetë organizmin. </em></p> </blockquote>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy