
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka për situatën e Partisë Demokratike dhe rrugën e ndjekur për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit, thotë se PD e Sali Berishës e ka pasur të qartë se si do të jetë përfundimi dhe për këtë arsye ka hartuar një strategji paraprake.
Nga studio e MCN Live, Ndoka deklaroi se PD ka një marrëveshje me rreth 30 parti politike parlamentare dhe jo parlamentare që do të mbështesin kandidatët e dalë nga primaret.
Sipas tij, koalicioni i PD me Partinë e Lirisë, PDK dhe PBDNJ, ishte një lëvizje taktike e cila i jep mundësi kandidatëve të primareve që të kenë mundësi kontrolli mbi procesin.
Në aspektin politik, Ndoka e sheh të përmbyllur pjesën formale që kërkon Kodi Zgjedhor dhe ligji, duke shtuar se ka një program politik dhe një të detajuar që kandidatët do e kenë sipas zonës që kandidojnë.
Ndoka tha se e djathta është plurale dhe se ka disa parti politike që nuk janë në koalicion me PD dhe se garojnë në Këshillat Bashkiakë që t’i japin një pluralizëm edhe parlamentit lokal.
Por në parim ka mbështetje nga të gjithë partitë politike, përveç Ali-Bashës, të gjithë të tjerët mbështesin kandidatin e PD.
Janë të fokusuar te Këshillat Bashkiak, por duan t’i japin një mbështetje me vota këtyre kandidatëve. Është një kandidat i opozitës, që nuk e ka përcaktuar Sali Berisha.
PD për herë të parë hapi një proces që kandidatët u zgjodhën nga anëtarësia dhe ky është elementi më i lartë i demokracisë.
Dhe Berisha dinte që t’i caktonte vetë emrat, që t’i shërbenin, por ai bëri një hap shumë të rëndësishëm.
Në Durrës, ndoshta Igli Cara nuk ishte i preferuar në pjesën politike, por ishte shumë i preferuar nga qytetarët dhe këto janë avantazhet e primareve.
Rama mund ta vendosë në krye të bashkisë një kriminel, apo të korruptuar, ndërsa te primaret nuk është kështu.
Një kandidat mund ta kem dhe unë si PDK, por gjykoj se përballja do jetë aq e madhe sa nuk do të ndikojë një grup votash, se është një gjykim popullor.
Nuk je në Durrës në kushte normale kur janë ndërruar disa kryetarë bashkish, njëri prej tyre me probleme të thella. Nuk shohim se do të prishë punë një kandidat tjetër anonim, pa frymë dhe përfaqësim.
Kësaj radhe është një ndëshkim për Ramën Kryeministër, me afera korruptive ku gjysmën e kabinetit e ka në burg dhe ky thotë s’ka lidhje me ta. Vërtetë e ka kapur sistemin e drejtësisë, por vota e qytetarëve e ka ndëshkuar këtë.
Ka përgjegjësi se është edhe kryetari i bashkive të vendit dhe 6 prej tyre i ka falimentuar, 20 të tjera i ka të zhytura në borxhe, në prag falimentimi. Edhe qytetarët do e gjykojnë nëse ua ka bërë jetën më të lehtë.
E para është gjykimi për Ramën dhe së dyti opozita ka ofruar kandidatë që i do baza. Pashë te selia e PD që ka grupe intensive dhe specialistë të fushave që po punojnë për programin në mënyrë detajuese.
Jo me pjesë propagandistike, por me programe dhe platforma të qarta. 6 marsi ishte një test, ishte PD-ja ndryshe me vulë, logo, mbështetjen e Ramës.
Berisha kishte marrë goditjen e madhe nga ndërkombëtarët dhe fitoi baskinë e Shkodrës. Kjo vulë dhe logo që e mban Gaz Bardhi në xhepin mbas doli 6%.
Nuk është logo, vula, por ajo që rrezaton dhe këtë e ka zoti Berisha.
I pyetur se sa bashki fiton e djathta, Ndoka tha se nuk beson se në 61 bashki do të fitojë ndonjë Edi Rama, ndonëse tha se do të ketë që do të fitojë se janë bastione, por se si votë ndëshkuese nuk fiton asnjë.
Nuk shoh asnjë bashki që Edi Rama ka model sot. Ky është një test dhe për opozitën, kam menduar se do të ketë shumicën e bashkive.
Por nuk do e merrja si lajm pozitiv, se unë pres një ndëshkim. Për 8 vite kemi krijuar një kulturë ndëshkime. Kur ishte Nano, Berisha e kishte problemet e veta në atë kohë, por u bë Kryeministër.
Rama qeveris me minorancë votash, ta kemi të qartë.
Pyetjes nëse ka zona me konsensus apo marrëveshje me dy pjesët e PD që Alibeaj të mos nxjerrë kandidatë, Ndoka tha se ai nuk ka lirinë e vetë politike.
Unë kam qenë anëtar i kabinetit të zotit Alibeaj, nuk kam gjë me të. E kam me Bashën! Ky zotin Berisha e ka pasur shef, ndërsa unë kam qenë ndryshe, i kam dalë dhe kundër.
Sot Alibeaj do e merrte vulën, do shkonte në seli, t’ia jepte zotit Berisha në zyrë dhe t’i thoshte që PD është e regjistruar dhe në koalicion dhe ta mundim Edi Ramën dhe pas zgjedhjeve lokale i zgjidhim.
Besoj se do merrte një përgjigje pozitive. Vetëm këtë ka në dorë që si burrat ta bëjë këtë punë dhe ta dorëzojë vulën te selia e PD.
Dhe krahas saj të thotë që do japim kontribut të gjithë si deputetë dhe kemi një platformë që po deshe e bëjmë publike sot, po deshe pas zgjedhjeve.
Por kur je peng, nuk besoj se e ke këtë liri.



