Berisha: Stop djegies së dokumenteve te Bashkia Tiranë, po zhduken me shpejtësi arkivat

Berisha: Stop djegies së dokumenteve te Bashkia Tiranë, po zhduken me shpejtësi arkivat

Kryedemokrati Sali Berisha kërkoi që të ndalet djegia e dokumenteve sipas tij te Bashkia Tiranë, për të zhdukur provat me shpejtësi pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme ai tha se institucionet janë angazhuar në një përpjekje të ethshme për të zhdukur provat shkresore, dokumentet e veprimtarive të tyre kriminale.

Sipas tij, ka tre javë që një proces i tillë, i ethshëm, po kryhet në disa dikastere.

Ajo që patë sot në Bashkinë e Tiranës është vetëm maja e ajsbergut.

Ajo, ka ndodhur siç është paralajmëruar në Këshillin e Ministrave në ministritë dhe agjencitë e Lubi Ballukut, Ministrinë e Jashtme, çuditërisht domethënë, se edhe ajo ka kusure të mëdha, Ministrinë e Brendshme, një përpjekje e tmerrshme e ethshme për t’u fshehur me djegie dhe grisjes dokumentesh.

Siç e patë mbrëmë, qytetarët e Tiranës shprehën një shqetësim të madh, por pati edhe të tjerë që bënë humor, u inaugurua ‘inceneratori i Tiranës’.

Djegia në Bashkinë e Tiranës, e dokumenteve, jo vetëm të bashkisë e bënë përgjegjëse këtë bashki për një krim shumë të rëndë, jo vetëm të bashkisë, por edhe institucione të tjera.

Ndaj edhe, iu bëj thirrje të gjithë punonjësve të administratës, njerëz të ndershëm të mbajnë kopje të çdo veprimtarie antiligjore kriminale të zyrtarëve të lartë të tyre. T

ë mos implikohen, të mos bëhen bashkautorë në një proces karakteristik për përmbysjen e sistemeve.

Të mos harrojnë se, gjurma digjitale do të gjendet edhe në hënë, kudo që të jetë dhe auditi i përgjithshëm për të gjetur se ku kanë shkuar 56 miliardë në 12 vite të Edi Ramës, të cilat nuk janë dhënë rroga dhe pensione.

Ndaj dhe, stop djegies së dokumenteve!

Stop, zhdukjes së tyre dhe zbrazjes me shpejtësi të arkivave të dikastereve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy