Kthupi: Që të fusë Shqipërinë në Europë, Rama duhet të shkojë vetë në SPAK (VIDEO)

Kthupi: Që të fusë Shqipërinë në Europë, Rama duhet të shkojë vetë në SPAK (VIDEO)

Rezart Kthupi nga partia Djathtas për Zhvillim thotë se Rrugëtimi europian i Shqipërisë mund të ngadalësohet ose përshpejtohet nga mënyra se si punon administrata publike dhe jo nga emri i Kryeministrit.

Ai tha për “MCN Live” se që të fusë Shqipërinë në Europë, Edi Rama duhet të shkojë vetë i pari në SPAK dhe krahas tij edhe treçereku i ministrave.

Kryeministri mund ta bëjë fare mirë integrimin europian, të çohet nesër të shkojë në SPAK dhe të pohojë që i ka bërë këto gjëra.

Korrupsioni në Shqipëri është korrupsion sistemik. Partia Socialiste ka prodhuar një sistem korrupsioni që detyron këdo afër Kryeministrit që të korruptohet.

Rama po vesh me një pamje fushate gjithçka që Shqipëria bën nën rrogoz edhe me këtë palën tjetër për zgjedhje të korruptuara.

Kryeministri sa herë dështon për sigurinë ushqimore thotë ta shkrijmë Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.

Ne i përshtasim gjërat sipas nevojave të momentit. Çdo qeveri do përpiqet të mbijetojë dhe kërkojë vota.

Qytetarët duhet të shkojnë të votojnë dhe të mos krijohet kjo shumica qeverisëse dhe të krijohet kjo qeveria teknike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy