Gazetari Xhevahir Zhabina tha në studion e MCN LIVE se fitimi i kompanisë 5D që prej 2016 ka qenë 3 milionë euro, dhe sipas SPAK kjo gjë shpjegohet me lidhjet e Mariglen Qatos dhe Redi Mollës që ishin drejtorë të rëndësishëm në Bashkinë Tiranë.
Duke vijuar më tej, Zhabina tha se SPAK duhet të jetë më i shpejtë në hetimet e këtij lloji duke shtuar se duke fragmentarizuar dosjen dashje pa dashje 'shpëtohen' njerëz të caktuar.
Unë nuk e kam parë Veliajn të hyjë në SPAK, të paktën nga ajo derë nga hyjnë nga të gjithë. Suksesi i kompanisë 5D ka nisur në 2016 kur u regjistrua për herë të parë.
Fill pas kësaj një komani që kishte vetëm disa muaj që ishte krijuar ka marrë në 2016 muaj 670 mijë euro tendera nga institucione dhe kryesisht nga Bashkia. Në 2017 ka marrë 1.5 milion euro, në 2018 ka marrë 570 mijë. Në 2019 ka marrë 2.6 milionë euro. Vjen në mënyrë progresive në 2020 ka marrë 3.6 milionë euro, në 2021 4.4 milionë euro. Nga llogaria që kemi bërë fitimi i kësaj kompanie është më shumë sesa 3 milionë euro dhe suksesi shpjegohet sipas SPAK për shkak të lidhjeve të Qatos dhe Mollës që ishin drejtorë të rëndësishëm dhe i çonin tendera kësaj kompanie. Kjo ka qenë skema që ka zbardhur SPAK-u. Por a janë vetëm këto procedura që ka në hetim SPAK-u, mbetet për t’u parë? A është e shtrirë vetëm në Bashkinë e Tiranës, mbetet për t’u parë se operon në të gjithë vendin.
SPAK duhet të jetë më i shpejtë në hetimet e këtyre llojit. Më bën përshtypje tek dosja e inceneratorëve kur vjen puna te zinxhiri drejtues i bashkisë së Tiranës, SPAK e ka të vështirë të shkojë tek zinxhiri drejtues, tek titullari. Tek rasti i Kokës dhe Ministria e Mjedisit, i gjithë zinxhiri drejtues ose janë në burg ose me masë sigurie. Në bashkinë e Tiranës kemi fragmentarizm, një e kapim, një nuk e kapim. Shkojmë deri tek Tushe dhe e ndërpresim këtu. E njëjta gjë kam përshtypjen se po ndodh edhe këtu.
SPAK shkon deri në një farë niveli. Edhe nga kallëzimi i Këlliçit, ai ka kallëzuar dhe dy drejtorë të tjerë të Veliaj, Elvin Tivarin dhe Elton Kaçilljan po nuk i shohim në këtë dosje. Mund të jenë ato procedura të tjera, që janë 26. Duke e fragmentarizuar dosjen, do s’do, do shpëtosh dikë.



