
Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk ka dhuruar 5.7 miliardë dollarë për bamirësi. Donacioni i njërit prej njerëzve më të pasur në botë vjen në një kohë kur politikanë si Bernie Sanders apo Elizabeth Warren kundërshtojnë pabarazitë dhe kërkojnë taksa më të larta për të pasurit.
Kujtojmë që gjatë vitit 2021 Tesla ka qenë donatori i dytë më rëndësishëm në SHBA. Atë e kalon vetëm Bill dhe Melina Franch Gates, të cilët dhuruan 15 miliardë dollarë, referuar rankimit vjetor të “Chronicle of Philantropy”.



