Macron kërcënon se do të tërheqë ushtrinë franceze nga Mali

Macron kërcënon se do të tërheqë ushtrinë franceze nga Mali

Presidenti Emmanuel Macron ka paralajmëruar se Franca do të tërhiqte trupat nga Mali nëse paqëndrueshmëria politike atje çon në radikalizim më të madh islamik.

Mali është duke përjetuar një grusht shteti të dytë në vetëm 9 muaj. Macron paralajmëroi për rrezikun e "lëvizjes" së Malit drejt ndikimit islamik ndaj dhe ai do të tërheq trupat.

Macron i tha gazetës “Jounal du Dimanche” se ai u kishte thënë udhëheqësve rajonalë se Franca nuk do të mbështeste vendet ku nuk kishte legjitimitet demokratik ose tranzicion dhe se Franca nuk kishte ndërmend të mbante trupat e saj në Afrikë përgjithmonë.

Franca ka 5,100 trupa në rajonin e Sahelit që ka qenë në vijën e parë të luftës kundër militantizmit islamit.

Trupat franceze kanë mbështetur forcat në Mali, Mauritania, Niger, Burkina Faso dhe Çad për të luftuar me militantët në rajonin e Sahelit që nga viti 2013.

Burimi: BBC Përshtati: MCNtv.al

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy