Zhdukja e Ervis Martinajt/ Dervishi: Familja e di që ai është futur në grackë

Zhdukja e Ervis Martinajt/ Dervishi: Familja e di që ai është futur në grackë

Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur lidhur me kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për ta shpallur zyrtarisht të zhdukur, u shpreh se familja është e bindur që ai është futur në grackë.
Sipas Dervishit, hetimet e para kanë treguar se policia ka ushtruar kontroll në vilën e familjes Avdylaj, ku dyshohet se mund të jetë zhvilluar episodi i fundit që çoi në zhdukjen e Martinajt.

Dervishi theksoi se familja e di se ai është futur në një grackë, çka, sipas tij, është arsyeja pse tashmë ata kanë kërkuar shpalljen zyrtare të zhdukjes së tij nga gjykata.

Emri i Aldo Avdylajt lidhet me faktin se policia edhe pse me vonesë se familjarët e njoftuan policinë më 11 gusht, por ai u zhduk 1-2 ditë më parë.

Policia arriti te vila e Avdylajt me vonesë, 1-3 javë pas ngjarjes. Lidhja me Avdylajt bëhet se policia aty ka bërë hetime, nëse është kapur dhe zhdukur Ervis Martinajt. 

Fabula është e thjeshtë: atë e marrin në telefon dhe i thonë se kemi kapur një nga kundërshtarët e tu. Atij po ia prisnin  krahët, i kishin vrarë djalin e xhaxhait. 

Një nga veprimet e bërë nga policia ishte kontroll te vila e Avdylajve se informacioni ka qenë se është thirrur në atë vilë. 

Policia shkencore ka kërkuar edhe ndonjë qime dhe gjurmë ADN-je me llupë, ka patur informacion që ai është zhdukur aty.  Familja e di se është futur në grackë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy