Sociologu Gezim Tushi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion se martesa ka nisur të jetë një institucion në krizë dhe se nuk është më ideali kryesor i të rinjve.
Duke vijuar Tushit tha se brenda martesës duhet të krijohet një lidhje emocionale.
Martesa nuk është ideali kryesor i të rinjve. Ka dalë suksesi fama, paraja, vetëmjaftueshmëria. Martesa sot ka filluar të jetë institucion në krizë. Krizat më të mëdha kanë qenë deri në 8 vjet, tani janë në 5 vjet. Konflikte dhe kontradiktat shfaqen në 5 vitet e para të martesës. Numri më i madh i divorceve behet pasi martesa ose bëhet me mendjelehtësi aty për aty për efekte të pamjes së jashtme, ose për seks, një pjesë e mirë martohen duke menduar se martesa është institucioni i seksualitetit.
Seksualiteti është kompontet i rëndësishëm i martesës. Brenda martesës duhet të krijohet një aleancë, një lidhje emocionale, që është garanti që ta çojë atë deri në fund.
Nuk jam kundër divorcit.



