Qeveria Haradinaj, Pacolli: Është e dobët, mund të ketë zgjedhje të parakohëshme

Qeveria Haradinaj, Pacolli: Është e dobët, mund të ketë zgjedhje të parakohëshme

Edhe pse është pjesë e qeverisë së Kosovës, kryetari i Aleanca Kosova e Re Behgjet Pacolli nuk është i kanaqur me punët se si po venë në Kosovë.

Për zëvendëskryeministrin e Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, qeveria Haradinaj është e dobët dhe se vendi mund të shkojë së shpejti në zgjedhje të parakohëshme.

Ai në një intervistë në RTV 21, ka deklaruar se fakti që qarqet qeveritare flasin për zgjedhje tregon se qeveria është dobësuar.

Qeveria është mjaftë e dobësuar për shkak se vetë çarqet qeveritare flasin për zgjedhje, po unë nuk dua të paragjykoj, por do të ishte mëkat që kjo qeveri të mos ecë përpara për shkak se Haradinaj ka investuar jo vetëm energjinë e vetë por edhe shpirtin në këtë punë”, ka deklaruar ai.

Ai më tej ka thënë se koalicioni qeverisës është i ndjeshëm dhe i cili ndoshta edhe shantazhohet.

Pacolli më tej ka pranuar se zgjedhjet janë në duar të opozitës, ku pastaj i ka bërë ftesë partive nga opozita që t’i bashkohen Qeverisë Haradinajt.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy