Eksportet shqiptare vijojnë të humbasin terren përballë importeve, çka sipas prodhuesve ka ndikuar në rritjen e vazhdueshme të çmimeve. Importet e mallrave dhe produkteve arritën vlerën e 88 mld lekëve, duke u rritur me 43,1 %, në krahasim me një vit më parë. Disa sektorë të ndodhur përballë rritjes së kostove dhe mungesës së lëndës së parë u përballën me vështirësi të mëdha që sipas sekretarit të përgjithshëm të Shoqatës së prodhuesve Shqiptarë, Arbe Shkodra, morën goditjen e dytë pas pandemisë.
Shkodra thotë se roli i qeverisë në këtë situatë është ineksiztent, edhe pse në madatin e tretë të saj. Dhe pavarësisht platformave mbështetëse që prezanton vazhdimisht, ato ngelen sipas tij vetëm të tilla.
Por ndërsa është firmosur marrëveshja me 5 pika për nismën ‘’Open Balkan’’, aktivizimi I zonës së lirë tregtare në rajon dhe lehtësia më të cilat do të vijnë mallrat nga rajoni e më gjerë, për Shkodrën do të bënte që ekonomia të përballej me falimentin masiv të industrisë prodhuese.
Ndërsa rendit një sërë faktorësh që e kanë bërë Shqipërinë më pak konkurrues, Shkodra flet edhe për pasigurinë që po has sipërmarrja pas skandalit të rrjedhjes së të dhënave të pagave
Sa i takon procesit të fiskalizimit dhe vetë rregullimit të pagave, Shkodra e quan një sfidë që do të tregojë se sa do të luftohet informaliteti i madh që ekziston.



