Izraeli duhet të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza.
Kështu ka thënë presidenti francez Emmanuel Macron për BBC.
Në një intervistë ekskluzive në Pallatin Élysée, Macron tha se nuk kishte asnjë justifikim për bombardimet.
“Ndërsa njohim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, ne i bëjmë thirrje që të ndalojnë këtë bombardim në Gaza”, tha Macron.
Presidenti francez theksoi se Franca dënon qartë veprimet terroriste të Hamasit.
Kur u pyet nëse donte që liderë të tjerë, përfshirë ata në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar, t'i bashkoheshin thirrjeve të tij për një armëpushim, ai u përgjigj: Shpresoj se do ta bëjnë.



