
Diplomacia serbe është angazhuar në fushatën për të bindur shtetet e tjera të tërheqin njohjen e Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka thënë se shpresojnë që deri në fund të vitit, numri i njohjeve të Kosovës të bjerë nën 100.
“Kjo është e rëndësishme nga pozicioni negociator, sepse në Prishtinë thonë: Çfarë kemi për të negociuar me ju kur na kanë njohur 116 shtete. Ata e kanë të fiksuar atë listë, që është një gënjeshtër e madhe, sepse disa shtete i kanë tërhequr njohjet”, citon “Zëri” kreun e diplomacisë serbe.
Nga ana tjetër, në Kosovë ka kritika edhe për diplomacinë e Prishtinës, për mosangazhim të mjaftueshëm. Kosovën nuk e ka njohur asnjë shtet i ri që nga shkurti i këtij viti.



