Detaje të reja/ Si u zbulua drejtuesi i “Audit” të blinduar në Elbasan

Detaje të reja/ Si u zbulua drejtuesi i “Audit” të blinduar në Elbasan

Gjurmët e gishtave në "Audin" e blinduar dhe qelizat telefonike pranë vendit ku u godit makina e policisë në Elbasan, tradhtojnë Enea Bekteshin.

Ai u arrestua një ditë më parë pas një aksioni të policisë në Cërrik ku u gjet në banesën e kunatit të tij. 

Sipas grupit hetimor, Enea Bekteshi, shoku i Sokol Sanxhaktarit, dhëndri i kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, ka qenë drejtuesi i mjetit të blinduar i cili goditi makinën e zv/drejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi.

Burime për Shqiptarja.com thanë për Shqiptarja.com se në "Audin" e blinduar janë gjetur gjurmët e gishtave të Bekteshit. Gjithashtu, një tjetër provë kundër të arrestuarit janë edhe qelizat telefonike nga të cilat rezulton se Bekteshi ka qenë në vendin ku ndodhi përplasja, pranë tregut agro-ushqimor të Elbasanit. Të njëjtat burime bëjnë të ditur gjithashtu se Bekteshi nuk ka pranuar të flasë përpara prokurorëve pa pranë e avokatit.

Ndërkohë vijon të jetë në kërkim Suel Çela, djali i biznesmenit Petrit Çela, në pronësi të të cilit është "Audi" i blinduar, si bashkëpunëtor në këtë ngjarje./Shqiptarja.com


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy