Hapi tokë të re në pyll dhe mbolli kanabis, shpallet në kërkim 35-vjeçari

Hapi tokë të re në pyll dhe mbolli kanabis, shpallet në kërkim 35-vjeçari

Rreth 716 bimë kanabis janë asgjesuar ditën e sotme në Shkodër në fshatin Plan.

Policia thotë se operacioni u zhvillua në vendin e quajtur “Menza” ku droga u gjet e kultivuar në një tokë të hapur rishtas në një zonë malore dhe të pyllëzuar.

“Si rezultat i veprimeve dhe informacioneve të mara në rrugë operative, u bë shpallja në kërkim e shtetasit, P. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Plan, Shkodër, i cili dyshohet se është autor i kultivimit të këtyre bimëve narkotike”, sqaron policia.

Njoftimi i policise Shkodër

Vijon operacioni antikanabis në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër

Kontroll për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike.

Operacioni nga toka si dhe mbi bazën e informacioneve policore.

Asgjësohen 716 bimë Cannabis Sativa, të kultivuara në tokë të hapur rishtas.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike

Pas një operacioni të mirëorganizuar nga strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e marra ne rrugë operative, ku gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Plan, në vendin e quajtur “Menza”, Njësia Administrative Pult, Shkodër, u gjetën të kultivuara në një tokë të hapur rishtas në një zonë malore dhe të pyllëzuar, 716 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa.

Si rezultat i veprimeve dhe informacioneve të mara në rrugë operative, u bë shpallja në kërkim e shtetasit, P. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Plan, Shkodër, i cili dyshohet se është autor i kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy