Shpërthen helikopteri ushtarak amerikan pas fluturimit mbi Korenë e Veriut (VIDEO)

Shpërthen helikopteri ushtarak amerikan pas fluturimit mbi Korenë e Veriut (VIDEO)

Helikopteri ushtarak CH-53 njoftohet se ka rënë në afërsi të fshatit Takamura Takae, në Prefekturën e Okinawa të Japonisë verilindore. Nuk është ende e qartë nëse dikush është plagosur në aksident, raportonë mediat e huaja.
 
Policia mbëriti në vendin e rrëzimit rreth orës 18:00 lokale (koha 10 e mëngjesit në Mbretërinë e Bashkuar).
Në një deklaratë, shërbimi lokal i zjarrit konfirmoi se një "avion ushtarak amerikan u rrëzua në fshatin Takamura Takae".
 
Helikopteri besohet të jetë një CH-53E Super Stallion - helikopteri më i madh dhe më i rëndë në ushtrinë amerikane.
 
Incidenti vjen vetëm disa orë pasi ushtria amerikane bëri prova me disa aeroplanë mbi Gadishullin Korean. 

Forca Japoneze e Vetë-Mbrojtjes Detare mendohet të operojnë helikopterë CH-53E. Rreth 54,000 ushtarakë amerikanë janë të vendosur në Japoni në Honshu, Kyushu dhe Okinawa, sipas ushtrisë amerikane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy