Punëtori bllokohet në Han të Hotit: S’na njohin testet, për 20 euro punoj gjithë ditën në beton

Punëtori bllokohet në Han të Hotit: S’na njohin testet, për 20 euro punoj gjithë ditën në beton

Mëngjesi i sotëm ka sjellë sërish probleme në kufirin e Hanit të Hotit me kalimin e punonjësve shqiptarë në Mal të Zi.

Tashmë është vendosur pranë Pikës Kufitare një qendër testimi. Ndërkohë, për punonjësit kostoja e tamponit 20 euro është e papërballueshme.

Për mediat një nga punëtorët sezonal tregon me lot në sy se kjo është dita e dytë që i pengojnë ndërkohë që me ato lek që fitojnë andej mbajnë familjen me bukë.

Ai shprehet se u kthye mbrapsht në doganën e Hanit të Hotit duke mos u lejuar që të kalojë. Punëtori shkodran me lot në sy shprehet se edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, ka dalë për të punuar por nuk është lejuar që të kalojë.

Punëtori duke lotuar shprehet se ka marrë para borxh për të bërë testin e shpejtë në doganë që kushton 20 euro dhe është i vlefshëm vetëm për 48 orë.

“Vij këtu dhe nuk më lënë të kaloj për 20 euro, për aq punoj gjithë ditën duke bërë beton. Jam i sëmurë nga këmbët por dal e punoj për ti çuar bukë fëmijëve dhe këta na pengojnë. Vetëm për të vjedh dhe mashtruar janë, borxh i mora 20 euro për të bërë testin e shpejtë dhe sërish nuk më lejuan të kaloj. Është dita e dytë e punës që humbim, jam veti pestë në familje dhe jetoj në shtëpi me qera, çfarë të bëj tani.

Masat e reja u vendosen ditën e djeshme në palën malazeze dhe kjo solli problematike për punonjësit shqiptar. Janë 100-200 punonjës ditorë që mbajnë familjet me këtë punë krahu në shtetin malazez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy