“Kosova ka bërë gjithçka për asosacionin”/ Osmani: Detyrim post anëtarësimit në KIE

“Kosova ka bërë gjithçka për asosacionin”/ Osmani: Detyrim post anëtarësimit në KIE

Kosova ka bërë gjithçka për Asosacionin. Kjo ka qenë deklarata e fundit e presidentes Vjosa Osmani teksa në vend është mbledhur Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Evropës me në fokus diskutimin për raportin e Dora Bakoyanis, raportueses për Kosovën në Këshillin e Europës.

“Kosova ka bërë gjithçka çka është pritur nga ajo dhe ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm në mënyrë që shtetet dhe deputetët ta përkrahin këtë anëtarësim. Nëse sot gjithçka kalon me sukses, atëherë në mes të prillit do të jetë mbledhja e gjithë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Nëse i marrim votat e nevojshme, aty rekomandohet anëtarësimi dhe ky rekomandim kalon në komitetin e ministrave për mbledhjen e muajit maj. Aty vendoset për anëtarësimin e plotë.”, u shpreh Osmani.

Edhe pse ajo sqaroj se çdo detyrim i Kosovës do të bëhet në përputhje me Kushtetutën e vendit.

“Kërkesë e imja ka qenë në letër që të përfshihet një pjesë ku çdo detyrim i Republikës së Kosovës të zbatohet në përputhje me të drejtën kushtetuese, ligjet e Republikës së Kosovës, me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Kushtetueses. Kjo është korniza jonë s’dalim kurrsesi jashtë saj.”, përfundoi Osmani.

Së fundmi, jo vetëm asosacioni, por edhe dinari janë kthyer në pika të nxehta për dialogun Kosovë-Serbi.

Për këtë të fundit diplomatët amerikanë janë shprehur se mungesa e bashkërendimit për çështjen e përdorimit të dinarit ka dëmtuar partneritetin me qeverinë e Kosovës, ndërsa nga New York ministrja e jashtme Donika Gërvalla  sqaroj se marrëdhënien e Kosovës me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy