Policia kufitare në Sarandë ka sekuestruar dje një sasi prej 75 kg marijuanë, që po trafikohej drejt Greqisë. Katër çanta të mbushura me kanabis me peshë 75 kg janë sekuestruar rreth orës 16:30 në vendin e quajtur Lerat e Vlashit. Droga po transportohej nga tre persona, me çanta shpine. Sapo kanë vënë re policinë, ata kanë braktisur çantat dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të pyllit.
Policia Kufitare në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë po vijon krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tre personave që trasportonin lëndën narkotike.
Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe gjetjen e personave të implikuar në këtë trafik të lëndëve narkotike.



