Tërmet vdekjeprurës pranë Greqisë dhe Turqisë (FOTO_

Tërmet vdekjeprurës pranë Greqisë dhe Turqisë (FOTO_

Një tërmet i fuqishëm goditi ishujt grekë dhe bregdetin turk në Egje, duke vrarë së paku dy njerëz në ishullin Kos të Greqisë, plagosur mbi 100 dhe duke dëmtuar ndërtesa.

Kryetari i qytetit Kos, Giorgos Kyritsis, dha bilancin e viktimave.

Sipas Institutit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti me fuqi prej 6.7 shkallësh të Richterit e ka pasur epiqendrën dhjetë kilometra në jug të qytetit Bodrum të Turqisë.

Disa persona në Bodrum po ashtu janë plagosur.

Turqia dhe Greqia shtrihen pranë pllakave tektonike dhe goditen rregullisht nga tërmetet.

Tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Turqinë viteve të fundit, ka qenë ai i vitit 1999, i cili ka lënë të vrarë rreth 17 000 njerëz. / REL /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy