Mediat sebre: Haradinaj do të qëndroj në paraburgim 18 ditë

Mediat sebre: Haradinaj do të qëndroj në paraburgim 18 ditë

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj do të qëndroj në paraburgim të paktën 18 ditë. Kështu raporton media serb Tanjug ndërsa kjo do të varet nga vendimi i gjykatës franceze, e cila do të veprojë në përputhje me normat e tyre penale dhe dispozitat e Konventës Evropiane për Ekstradimin.

Procesi i vendosjes rreth kërkesës për ekstradimin e Haradinajt do të kryhet sipas rregullave të Konventës Evropiane për Ekstradimin, ka konfirmuar për Tanjug prokuroria serbe.

Gjykata e Apelit në Francë dje ka vendosur që Haradinaj të mbetet në paraburgim derisa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim.

Haradinaj është ndaluar të mërkurën në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia më 2004.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy