Zelensky përmend Shën Terezën, në fjalën për Kuvendin e Shqipërisë: Përpjekjet e përditshme, mposhtin të keqen (Video)

Zelensky përmend Shën Terezën, në fjalën për Kuvendin e Shqipërisë: Përpjekjet e përditshme, mposhtin të keqen (Video)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në fjalën mbajtur për Kuvendin e Shqipërisë, tha se dje myslimanët në Shqipëri fituan Fiter Bajramin, për të cilin tha se shënon fundin e muajit të Ramazanit.

Iu përgëzoj për këtë festë uroj atë që gjithë ukrainasit i urojnë njeri tjetrit, paqen. Gjatë këtyre muajve ukrainasit nuk kanë pasur asnjë ditë paqësor nga 24 shkurti. Rusia i ka shndërruar të gjitha ditët tona në vdekjeprurëse. Dje mbi Odessa një djalë 14 vjeçar humbi jetën e plagosur edhe një vajzë 17 vjeç. Çdo ditë ukrainasit humbasin fëmijë nga sulmet ruse.

Më shumë se 200 fëmijë kanë humbur jetën, 406 u plagosën. Sot është ceremoni lamtumire për një gazetare e cila u vra nga një raketë që goditi shtëpinë e saj, një ndërtesë e zakonshme shumëkatëshe. Në qytetin tonë më të madh në Lindje në Kharkiv 1/5 e të gjithë shtëpive janë shkatërruar.

 

Ai tha se agresorët rusë, nuk lejojnë që të varrosen të vrarët, duke bërë që shumë njerëz të mbeten rrugëve.

Ju jeni në anën e lirisë dhe Ukrainës, në anën e së vërtetës. Kujdesi që ju i bëni njerëzve tanë, fëmijëve tanë, qëndrimi ynë ndaj popullit të Ukrainës, më bën të kujtoj Shën Terezën, shqiptaren e cila është kthyer në simbolin e humanizmit. Përpjekjet e përditshme, mund të mposhtin të keqen.

Ai kërkoi që Shqipëria të kufizojë portet për anijet ruse dhe të kufizojë ardhjen e turistëve, duke nënvizuar ndoshta vijnë vrasës të Bucha, apo të Irpin.

Ne nuk devijuam nga rruga europiane dhe jemi të përkushtuar për një Europë të bashkuar dhe besoj se kur të vijë koha për anëtarësimin e Ukrainës në BE, vota juaj do të jetë mbështetëse.

Referuar Shqipërisë tha se ndonëse e vogël në hartë, ka një zemër të madhe, duke shprehur falenderime.

Ai e mbylli fjalën e tij duke thënë, "Lavdi Ukrainës!"

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy