Kalemaj: Problemet që shoqëruan procesin, plan për të dekurajuar elektoratin gri

Kalemaj: Problemet që shoqëruan procesin, plan për të dekurajuar elektoratin gri

Parregullsitë që shoqëruan procesin zgjedhor sot, janë sipas analistit Ilir Kalemaj një plan i mirëfilltë që ka në shënjestër votuesit e elektoratit gri.

Plan i organizuar. Sepse votuesi gri shkon e sheh që është e pamundur të votojë, kthehet dhe nuk shkon më. Është në favor të maxhorancës. Ka votim kolektiv, edhe në mes të Tiranës. Kur ndodh këtu shkëputje e energjisë elektrike, aty ku bëhet votim elektronik, ku të gjithë të arrestuarit janë nga “Bashkë fitojmë”. Janë shumë koincidenca për të thënë është rastësi.

Kalemaj thotë se ndryshe nga sa reflektohet në shifrat zyrtare të pjesëmarrjes, shqiptarët vijojnë të mbeten ndër popujt me interes të lartë për të shprehur vullnetin në kutinë e votimit. Kalemaj e bëri këtë analizë duke marrë në konsideratë numrin e madh të të larguarve nga vendi vitet e fundit dhe trendin rritës që shoqëron procesin gjatë dy orëve të fundit.

Nëse marrim 2.3 milionë, ne jemi ndër popullsitë me pjesëmarrje më të lartë në votime. E kam parë që i mëshohet faktit që është pjesëmarrje e ulët. Duhet llogaritur që në 2 orët e fundit ka një trend rritës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy