Papa Leone XIV ka njoftuar se do ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e një gjendre në mushkëri.
Papa, 71 vjeç, e bëri të ditur lajmin gjatë lutjes të së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit, duke sqaruar se gjendra është zbuluar në fazë të hershme dhe se ndërhyrja është rekomanduar nga mjekët.
Sipas Vatikanit, operacioni është planifikuar për fillimin e javës së ardhshme, ndërsa Papa pritet të qëndrojë rreth një javë në spital. Gjatë kësaj kohe, aktiviteti i Vatikanit do të vijojë normalisht, por vendimet që kërkojnë firmën e tij do të shtyhen.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka shprehur mbështetjen Papës, i cili pritet të zhvillojë një vizitë në Amerikën Latine nga 6 deri më 17 nëntor.



