
Kryebashkiaku separatist i Donetskut, Alexei Kulemzin tha në Telegram se disa zona të qytetit u bombarduan nga forcat e qeverisë ukrainase mëngjesin e sotëm duke shkaktuar një numër të paspecifikuar viktimash.
Një ndërtesë e Universitetit Kombëtar të Donetskut, një shkollë, disa dyqane dhe ndërtesa banimi janë dëmtuar.
Raporti nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur, por një ekuipazh i agjencisë së lajmeve Reuters në qytet raportoi bombardime të forta ditën e djeshme, dhe raportoi për zjarrfikës që po luftonin me flakët dhe civilë që strehoheshin në një bodrum.
Një banore e Donetskut, përshkroi se si një dron ishte shfaqur mbi qytet dhe një burrë ishte përpjekur ta rrëzonte me pushkë.



