Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Britanisë për transferimin e një pjese të të dënuarve ka mbetur ende në letër. Avokatja e Popullit e lidh këtë mosveprim me problematikat që dalin me konvertimin e dënimit për shkak të legjislacioneve të ndryshme që kanë dy vendet, ndërkohë shkak mund të jenë edhe kushtet jo të mira të burgjeve tona.



