
Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e MCN Live se qeveria me në krye Ramën, po e vjedh Shqipërinë, po e dhunon, përdhunon dhe po tall qytetarët.
Soko tha se Rama po organizon sot një takim për anti-korrupsionin, në lokalin e personit për të cilin dje u votua një ligj i posaçëm.
Sipas Sokos, PD nuk e do fitoren.
E gjithë ajo panoramë e madhe që pamë me PS, që shkonte sot tek një oligark, tek një njeri që ka përfituar ligje preferenciale, ligje të posaçme. Atij i kanë dhënë një ligj të posaçëm. Për Lucën është bërë një ligj, një ligji të posaçëm, ligji për peshkimin.
Çfarë mund të bëhet? Të ndërtohet një mekanizëm që e rrëzon. PD nuk e bën dot. PD duket se është komode me faktin që Rama është në qeveri, PD nuk e do fitoren. Nuk po hyn në zgjedhje për fitore.



