
Dyshimet se marrëdhënia mes presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe bashkëshortes së tij Melanie është në krizë, janë shtuar së fundmi. Mediat dhe gazetat kanë analizuar cdo dalje të tyre publike dhe veprimet e Trump ndaj gruas së tij, duke e cilësuar presidentin si njeri të ftohtë dhe arrogant. Ndërkohë lajmet e fundit, se Trump kishte paguar një pornostare me shuma marrëmëndëse për të mos treguar për lidhjen e tyre, ka shtuar dyshimet se cifti tashmë janë drejt divorcit. Por Melanie Trump ka reaguar, duke I cilësuar thjeshtë “fake news”. Zëdhënësja e saj Stephanie Grishman tha se Melanie, si Zonja e Parë është e përqëndruar tek familja dhe roli i saj dhe aspak mbi skenarët irrealistë të krijuar vazhdimisht nga media false.



