Armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit është në rrezik, pasi palët kanë shkëmbyer zjarr këtë javë. Tel Avivi ka goditur me raketa duke vrarë të paktën 11 persona.
Më herët, grupi militant i Libanit, Hezbollah, ka gjuajtur një breshëri predhash që u cilësuan shkelje e armëpushimit nga ana izraelite. SHBA-të që janë negociatorët kryesorë të marrëveshjes 60 ditore të armëpushimit kanë apeluar për qetësi të dyja palët.
Ndërkohë, presidenti i zgjedhur amerikan Donald Tramp ka kërcënuar Hamasin në Gaza për lirimin e menjëhershëm të pengjeve izraelite.
Nëse pengjet nuk lirohen derisa ai të marrë zyrtarisht pushtetin në janar, Hamasi do ta paguajë rëndë, ishte mesazhi i Trampit.
Mediet amerikane shkruajnë se nuk është bërë e qartë nëse presidenti mund të përfshijë drejtpërdrejtë ushtrinë amerikane në luftën e Izraelit në Gaza.
Në Lindjen e Mesme ndërkaq po krijohet edhe një front tjetër lufte në Siri. Forcat rebele opozitare të diktatorit sirian Beshar al Asad kanë hyrë në qytete të ndryshme nën kontrollin e qeverisë.
Rusia dhe Irani kanë deklaruar se është në krah të diktatorit Asad, ndërkohë që Turqia dhe Izraeli po mbështesin forcat rebele.



