Basha-Ramës: Ke humbur kontrollin ndaj pandemisë, në vend të llafeve duhen vendime të shpejta

Basha-Ramës: Ke humbur kontrollin ndaj pandemisë, në vend të llafeve duhen vendime të shpejta

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ashpër, teksa ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë.

Basha shprehet se numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit.

Ai thotë se Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar.

Ndër të tjera Kreu i PD-së shkruan se nëse do të ishin dëgjuar propozimet e tyre, qeveri do të kishte marrë masat e duhura.

“Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura.

Në vend të llafeve, sot më shumë se kurrë duhen vendime dhe veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fonde për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve,” shkruan Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy