Skandali/ Barnat e rimbursueshme, gjenden vetëm me pagesë në farmacitë pa kontratë me Fondin

Skandali/ Barnat e rimbursueshme, gjenden vetëm me pagesë në farmacitë pa kontratë me Fondin

Pas denoncimit të "Xhadave" në lidhje me mungesën e barnave të rimbursueshme në farmaci, i menjëhershëm ka qenë reagimi i z. Niko Bega me profesion avokat, i cili prej vitesh vuan nga diabeti dhe është përfitues i skemës së rimbursimit.

Mungesa e ilaçeve të diabetit konkretisht e Nocutilit i ka shkaktuar avokatit probleme shëndetësore dhe psikologjike pasi ky ilaç nuk ka zëvendësim. Nocutil mungon prej 6 muajsh në farmaci.

Z. Bega ka drejtuar edhe një e-mail drejt FSDKSH por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ne pyetëm në farmacitë e Fierit dhe Tiranës për Nocutil, por nuk gjetëm në asnjë prej tyre. Ndërkohë në lidhje me mungesën e shumë barnave të rimbursueshme në farmaci, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, iu shmang përgjigjeve dhe përgjegjësive mbi situatën.

“Xhadat” u rikthyen sërish në farmacitë e kryeqytetit për të zbuluar nëse këto të fundit janë furnizuar me ilaçet e rimbursuara apo jo.

Ajo që "Xhadat" zbuluan është më e rëndë se mungesa e barnave të rimbursueshme. Në farmacitë të cilat kishin të lidhur një kontratë me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor , barnat e rimbursuara si VERMOX, PHYSIOTENS dhe FAVARINË ishin serish mungesë ndërsa farmacitë të cilat nuk kishin një kontratë me Fondin ishin furnizuar me ilaçet e rimbursuara, por në to ilaçet mund të blihen vetëm me çmimin e tyre real.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy