Skandali në Itali/ Shërbimet sociale manipulojnë fëmijët për t’i birësuar te të pasurit, 18 të arrestuar (VIDEO)

Skandali në Itali/ Shërbimet sociale manipulojnë fëmijët për t’i birësuar te të pasurit, 18 të arrestuar (VIDEO)

Një skandal ka përfshirë rrjetin e shërbimeve sociale në Reggiano të Italisë. Një hetim i koduar “Engjëj dhe djaj” ka zbuluar manipulimin psikologjik që u bëhej fëmijëve për t'i larguar ata nga familjet duke u dhënë kujdestarinë e tyre miqve që paguanin mirë dhe të njohurve të tyre. Të përfshirë në këtë skandal rezultojnë shërbimet sociale në Val D’Enza, zonë në Reggio Emilia. Hetimi ka çuar në arrestimin e 18 personave, mes të cilëve kryebashkiaku i Bibbianos, Andrea Carletti, politikanë lokalë, mjekë, asistentë socialë, psikologë e terapistë.

Hetimi ka zbuluar se fëmijët u nënshtroheshin për orë të tëra seancave të shplarjes së trurit dhe sugjestionoheshin përmes përdorimit të impulseve elektrike të gjeneruara nga pajisje që atyre u shpërdaheshin paraprakisht. Sipas ekspertëve, këto pajisje që atyre u përshkruheshin si makina të kujtimeve dhe u jepeshin pak para intervistave në gjykata, në të vërtetë ndikonin në kujtesën e tyre.

Sipas akuzës, ajo që servirej si model institucional për mbrojtjen e të miturve nga abuzimi, nuk ishte asgjë më shumë sesa një biznes i paligjshëm kundër dhjetëra e dhjetëra të miturve që u merreshin familjeve të tyre.

Të miturit largoheshin nga familjet e tyre përmes manipulimeve që kryenin psikologët dhe punonjësit social. Në disa raste, ata u shtonin konotacion seksual vizatimeve të fëmijëve, duke bërë që dyshime të binin mbi prindërit. Por përveçse për këta të fundit krijohej fiktivisht një imazh negativ, përmes elektrodave te fëmijët krijoheshin kujtime false për abuzime seksuale.

Për vite të tëra, shërbimet sociale kishin grumbulluar letra dhe dhurata që prindërit e vërtetë ua kishin dhënë fëmijëve. Një magazinë e tërë me materiale të tilla është bllokuar nga policia në funksion të dosjes.

Ndër njerëzit që kanë fituar kujdestarinë e fëmijëve përmes kësaj skeme ka plot njerëz që nuk i përshtaten profilit të një prindi birësues. Disa prej tyre kanë probleme psikologjike, fëmijë të vetëvrarë, madje në një rast njëri prej përfituesve është pronar i një dyqani seksi. 

Hetimi ka zbuluar dy raste abuzimi seksual të ndodhura në familjet birësuese. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy