Pas rimarrjes së Khersonit nga ukrainasit, Kombet e Bashkuara paralajmërojnë Moskën dhe Kievin për trajtimin e të burgosurve të luftës.
Shumë të burgosur lufte të kapur nga forcat ruse dhe ukrainase si pjesë e konfliktit në Ukrainë po i nënshtrohen torturës dhe keqtrajtimit, duke përfshirë goditjet elektrike.
“Ndalimi i torturës është absolut, sidomos gjatë një konflikti të armatosur”, tha kryetarja e Misionit të Monitorimit të të Drejtave të Njeriut në Ukrainë, Matilda Bogner, gjatë një videokonference nga Kievi.



