Obeziteti është nga problemet shëndetësore më të mëdha sot në botë, i cili gjithnjë e më shumë po prek fëmijët. I tillë është edhe rasti i një djali të vogël nga Indonezia, Arya Somantri, i cili është vetëm 10 vjeç dhe peshon 190 kg.
Prindërit e Arya, shprehen se ai konsumonte pesë vakte të bollshme me ushqim në ditë dhe përsëri thoshte se kishte uri.
Mjekët, që konstatuan fillimisht problemin e peshës me 10-vjeçarin, i dhanë një dietë, por ajo nuk dha asnjë efekt. Për këtë arsye, ata u detyruan të bënin ndërhyrje kirurgjikale, për të ngushtuar stomakun e të voglit, me qëllim që të mos konsumonte më shumë ushqim.
Mjekët u shprehën se me dieta, pesha e djalit nuk po ndryshonte dhe pas operacionit që bëri më 17 prill, ai humbi pothuajse 20 kg nga pesha e tij. Prindërit e Arya shprehen shumë të lumtur për djalin e tyre, pasi tani ai mund të lëvizë dhe të shkojë në shkollë.



