Guri: Kanuni i Lekë Dukagjinit duhet studiuar në shkolla, është institucion më vete me ligjet e tij

Guri: Kanuni i Lekë Dukagjinit duhet studiuar në shkolla, është institucion më vete me ligjet e tij

Studiuesi Sazan Guri i ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka folur për kanunin e Lekë Dukagjinit për të cilin u shpreh se ai është një institucion më vete me ligjet e tij dhe se duhet studiuar në shkolla minimalja një simestër ose të paktën një vit.

Ai tha se kanunin shërben si rregullues i shoqërisë së civilizuar, teksa shtoi se vendosja e busti të Lekë Dukagjinit në një nga sheshet më të mira të Shkodrës është një mundësi e mirë historike për kryebashkiakun atje Benet Beci për të vendosur në vend dinjitetin e të parëve të tij.

E kanë sjellë një statujë të shokut më të ngushtë dy princat dukagjinas ku Lekë Dukagjini me vëllain Pal Dukagjini ishte një kanun 10 mijë vjeçar. Dukagjinasit janë më të përgatitur, forcën e kanë nga lartë.

Kanuni merret si i prapambetur sepse shoqëritë e sotme e konsideronin gruan prapa burrit, por kur vete në shtëpi burri futet gruaja para, tani do më thuash që kanuni është i prapambetur.

Ai duhet të studiohet në shkolla. Kanuni shqiptar është e vetmja lëndë që nuk ka ndryshuar asnjë gërmë, është i pandryshuar. Jemi i vetmi shtet në botë që ka gra mbretëresha dhe princesha, Teuta është në Mal të Zi, do thoja që gruaja me kanun quhet mbrojtëse e vatrës së shtëpisë.

Ai fisheku në pajë që na mësuan ne është në kanun, por nuk zbatohej kurrë dhe është abuzuar shumë me këtë se ishte që nëse gruaja tradhton burrin do e vriste me atë fishekë, por është abuzuar shumë.

Kanuni është Hagë dhe vetë Haga ka kuptimin hak që merr hak, i gjithë kodi penal i Hagës është hak, është një institucion më vete. Ky kanun erdhi momenti, shansi për Benet Becin që të vendosë dinjitetin e të parëve të tij në vend, që ti gjej sheshin më të mirë në Shkodër për bustin e Lekë Dukagjinit. Ai është ligjvënës, duhet të jetë lëndë të paktën një simestër ose një vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy