Një 65-vjeçar humbi jetën sot në një aksident automobilistik në Kashar, Tiranë.
R.Tusha, 65 vjeç, ishte duke ecur me biçikletë në rrugë, kur është goditur nga një automjet.
Për shkak të plagëve të rënda, ai ka ndërruar jetë menjëherë.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë drejtimi i parregullt i mjetit që goditi biçikletën.



