Direktiva e BE-së: Paga për punonjësit duhet të komunikohet në njoftim ose gjatë intervistës së parë

Direktiva e BE-së: Paga për punonjësit duhet të komunikohet në njoftim ose gjatë intervistës së parë

Parlamenti Europian ka vendosur t’i japë fund fshehtësisë së pagave në shpalljet e lajmërimeve për vendet e lira të punës, trend ky tashmë i kthyer në praktikë. 

BE-ja në fakt ka vendosur me një direktivë që paga duhet të komunikohet në njoftim ose gjatë intervistës së parë. Indikacionet e reja do të duhet të miratohen nga vendet anëtare brenda tre viteve.

Parlamenti Europian ka vendosur të ndërhyjë për korrektësinë e njoftimeve për të rritur nivelin e transparencës së ofertave të punës dhe për të ndihmuar në uljen e hendekut gjinor të pagave.

Në fakt, sipas një studimi të OECD (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim),  masat e transparencës së pagave kontribuojnë në uljen e hendekut gjinor të pagave kudo që ato zbatohen. Dhe ato përcaktohen si një mjet i rëndësishëm për të luftuar pabarazinë gjinore, duke e bërë të qartë praninë dhe shtrirjen e hendekut për punonjësit.

Sipas direktivës, çdo kompani me më shumë se 100 punonjës do të duhet të korrigjojë çdo pabarazi pagash nëse tejkalon 5% pa asnjë arsyetim. Përveç kësaj, punëtorët meshkuj dhe femra do të lejohen të kenë akses në të dhënat e grumbulluara gjinore mbi pagat për të kuptuar kriteret për çdo rritje pagash.

Punëdhënësi dhe HR nuk do të jenë më në gjendje të pyesin për informacionin e pagave për kandidatët në punët e mëparshme, për të shmangur që historia e pagave të ndikojë në ofertë.

Sipas direktivës, shtetet anëtare do të duhet të vendosin sanksione efektive, proporcionale dhe bindëse , të tilla si gjobat, për punëdhënësit që shkelin rregullat. Punëtorët meshkuj dhe femra do të kenë të drejtën e kompensimit nëse kompanitë nuk respektojnë masat e transparencës dhe pagave të barabarta.

“Ky legjislacion është progresiv, modern, feminist, liberal dhe ndërsektorial. Është hapi i parë në mbylljen e hendekut gjinor në paga”, tha bashkë-raportuesja Samira Rafaela  e grupit liberal Renew Europe.

Direktiva mori mbështetje të gjerë ndërpartiake nga eurodeputetët me më shumë se 400 vota pro. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy