Draft rezoluta, e cila është përgatitur nga shefat e grupeve parlamentare të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës, lidhur me vlerat e luftës së UÇK-së, është miratuar me 61 vota pro, asnjë kundër dhe 11 abstenime.
Kuvendi ka vazhduar punimet e aty e ka lënë dje – harmonizimin e rezolutës së grupeve parlamentare për UÇK-në.
Në këtë rezolutë thuhet ndër të tjera thuhet se Kuvendi i Kosovës zotohet që brenda gjashtë muajve do ta miratojë ligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj për çlirim, faporotn KTV .
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar një rezolutë tjetër, e cila nuk është hedhur në votim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me arsyetimin se me këtë rezolutë duhet të ndërrohet Kushtetuta.



